Nga sot, Tirana do të ketë në qarkullim gjysmën e autobusëve në linjat qytetase.

Unioni i Transportit Publik njoftoi se ky vendim është marrë pasi operatorët e këtyre linjave po përballen me vështirësi ekonomike.

Sipas Unionit, institucionet shtetërore, përfshirë dhe Bashkinë e Tiranës nuk kanë marrë parasysh kërkesat e tyre për mbështetje financiare dhe në këto kushte ata janë detyruar të përgjysmojnë numrin e autobusëve në rrugët e Tiranës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *