Athina u përfshi nga përleshjet e dhunshme mes tifozëve vendas të AEK-ut të Athinës dhe atyre të Dinamos së Zabrebit.

Mediat helene raportojnë se një tifoz 22-vjeçar i AEK-ut ndërroi jetë pas plagëve që mori nga goditjet me thikë në përleshje me tifozët kroatë.

UEFA njoftoi shtyrjen e sfidës e vlefshme për Ligën e Kampioneve e parashikuar të zhvillohej sonte në mbrëmje.

Policia greke ka ndaluar tifozë nga të dy kampet, ndërkohë që mediat raportojnë se nëna e 22-vjeçarit të vrarë ka ndërrruar jetë për shkak të infarktit pasi mori lajmin për vdekjen e të birit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *