Atalanta ka shkruar një kapitull të ri në Ligën e Kampionëve me një përmbysje spektakolare ndaj Borussia Dortmund. Bluzinjtë italianë fituan në total 4-3 pas kohës shtesë, duke siguruar vendin në 16 më të mirat e kompeticionit.
Golat për Atalantën u shënuan nga Skamaka (5′), Xapakosta (45′) dhe Pasaliçi (57′), ndërsa Adejemi barazoi për Dortmundin në minutën e 75, duke çuar ndeshjen në shtesë. Në sekondat e fundit të lojës, Atalanta fitoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Samardziçi, duke vulosur triumfin.
Në këtë fitore kontribuoi edhe shqiptari Berat Gjimshiti, i cili hyri nga stoli në minutën e 77, duke qenë pjesë e përmbysjes historike të skuadrës italiane.

