Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga Durrësi, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në zona të banuara dhe në rrugët kryesore.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen rrugë tërësisht të mbuluara nga uji, makina të bllokuara dhe qytetarë që lëvizin në kushte të vështira.

Berisha i atribuoi përmbytjet politikave të dobëta urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që sipas tij i përkasin qeverisë dhe pushtetit lokal.

“Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, shkruan Berisha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *