Banorët e fshatrave Çiflik, Arrëz, Banaj dhe Sheq në Dimal protestuan sot para Bashkisë, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e fundit të shiut.

Ata akuzojnë Bashkinë Dimal për moskujdes dhe bllokimin e kanalit kullues, duke e cilësuar si shkak kryesor të situatës. Sipas banorëve, edhe ndërhyrjet e kryera nga firma “Salillari” për ndërtimin e Urës së Re dhe dëmtimi i argjinaturës kanë përkeqësuar përmbytjet në vitet e fundit.

Banorët raportojnë se disa janë përmbytur tre herë, e disa edhe katër herë brenda një muaji, ndërsa dëmet materiale që u janë shkaktuar janë të mëdha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *