Durrësi vijon të përballet me përmbytje për të dytën ditë radhazi, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë zonën.

Lidhur me situatën ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social “X” ka përdorur tone ironike, duke u shprehur i “habitur” që ai, qeveria dhe bashkia e Durrësit nuk po fajësohen për përmbytjet.

Rama thekson se, ndryshe nga Shqipëria, opozitat në vende të tjera të rajonit dhe më gjerë – si Italia, Greqia, Mali i Zi apo Kroacia – nuk po fajësojnë qeveritë e tyre për reshjet e shumta dhe pasojat e tyre.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, shkruan Rama në reagimin e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *