Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova po përballet me reshje intensive shiu të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të disa lumenjve duke sjellë përmbytje në disa zona të vendit.
Probleme raportohen në Mitrovicë, Pejë, Deçan, Junik, Klinë dhe Skënderaj.
Në Mitrovicë, kreu i Komunës, Bedri Hamza shpalli gjendjen e emergjencës.
“Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, pas vlerësimit të gjendjes së shkaktuar nga reshjet e shiut dhe koordinimit me drejtorinë përkatëse ka formuar-aktivizuar Qendrën Operative Emergjente për Menaxhimin dhe Monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e shiut.” – thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.