Përmasat e katastrofës nga përmytjet në Libi kanë marrë përmasa apokaliptike. 

Mediat e huaja raportojnë se mbi 11 mijë persona kanë humbur jetën, ndërkohë më shumë se 10 mijë të tjerë raportohen të zhdukur. 

Stuhia “Daniel” goditi Libinë ku në disa qytete pati dëme të shumta, por më i prekuri ishte qyteti i Dema.

Çarja e dy digave solli vërshime masive ujërash, ndërsa mijëra banesa dhe automjete u zhytën nën ujë.

Kryetari i bashkisë Derna, Abdulmenam al-Haiti, tha se numri i të vdekurve mund të arrijë nga 18 mijë deri në 20 mijë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *