Pas ndeshjes mes Interit dhe Atalantës u regjistruan tensione të forta mes lojtarëve. Incidenti ndodhi kur zëvendëstrajneri i Interit, Aleksandar Kolarov, hyri në fushë për të protestuar ndaj vendimeve të arbitrit dhe pati një përplasje me disa lojtarë të Atalantës.
Berat Gjimshiti ndërhyri për të qetësuar situatën, por debati mes tij dhe Kolarovit u përshkallëzua shpejt. Në kulmin e nervozizmit, Gjimshiti e ftoi Kolarovin për një duel në dhomat e zhveshjes, ndërsa pjesëtarët e të dy skuadrave ndërhynë për të shmangur një përplasje fizike.
Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe dhe pritet që autoritetet e Serie A të shqyrtojnë incidentin për masa disiplinore.

