Prej kohësh është raportuar për tensione dhe përplasje të vazhdueshme mes Kremlinit zyrtar dhe trupave të grupimit mercenar të Wagner-it.

Së fundmi, këto tensione kanë arritur kulmin pasi trupat e Wagnerit u larguan nga fronti i luftës në Ukrainë për t’u futur me marsh ushtarak brenda territorit të Rusisë ku morën nën kontroll qytetin e Rostovit.

Kreu i Wagner-it, Jevgeni Prigozhin deklaroi se trupat e tij kanë marrë nën kontroll aeroportin ushtarak në këtë qytet duke shtuar se trupat e tij janë të gatshme të mbërrijnë deri në Moskë.

“Godinat ushtarake në Rostov, mes tyre edhe një aeroport ushtarak janë nën kontrollin tonë. Ne do të mbërrijmë deri në Moskë.” –  tha Prigozhin në video të publikuar prej tij.

Të dhënat e para flasin për përpjekjen e një puçi ushtarak dhe një grushti të mundshëm shteti. Kjo hipotezë përforcohet nga deklaratat e ashpra të Vladimir Putin i cili u shpreh se tradhëtarët do të ndëshkohen duke i akuzuar trupat e Wagner-it për dezertim në Ukrainë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *