Tensione dhe përplasje janë shënuar në zonën e Rrjoll në Velipojë, ku dy banorë kanë mbetur të lënduar pas një konfrontimi me forcat e policisë.
Sipas informacioneve nga terreni, të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal i Shkodrës, ndërsa situata në zonë vijon të mbetet e tensionuar.
Banorët prej ditësh po kundërshtojnë punimet për ndërtimin e një resorti turistik, duke kërkuar pezullimin e projektit dhe nisjen e dialogut me institucionet.
Protestat kanë nisur prej rreth një muaji dhe banorët shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërsa paralajmërojnë vazhdimin e reagimeve deri në një zgjidhje konkrete. Prania e shtuar e policisë në zonë ka rritur më tej tensionet mes palëve.

