Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas nje serie sulmesh dhe kundërsulmesh që përfshijnë Iranin, SHBA-në, Arabinë Saudite dhe Izraelin.

Sipas raportimeve, Irani ka shënjestruar ambasadën amerikane në Riad, ku dy dronë goditën zonën diplomatike të kryeqytetit saudit. Incidenti u konfirmua menjëherë nga Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite.

Pas sulmit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi ashpër duke paralajmëruar Teheranin për një përgjigje të fortë nga Uashingtoni.

Nga ana tjetër, Izraeli deklaroi se ka ndërmarrë sulme ndaj zyrave të inteligjencës iraniane dhe disa qendrave të tjera komanduese, në kuadër të ditës së tretë të përballjes së armatosur me Republikën Islamike.

Përshkallëzimi i konfliktit ka ngritur shqetësime serioze edhe për ekonominë globale, veçanërisht për tregjet e energjisë. Sulmet e ndërsjella dhe kërcënimet për mbylljen e Ngushtica e Hormuzitmund të ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e naftës së papërpunuar.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë kyçe për tregtinë ndërkombëtare të energjisë, pasi përmes saj kalon rreth një e katërta e dërgesave globale detare të naftës. Shumica e vendeve eksportuese të Gjirit Persik nuk disponojnë rrugë alternative detare për transportin e energjisë.

Si pasojë e situatës së tensionuar, ambasada amerikane në Kuvajt është mbyllur përkohësisht deri në një njoftim të dytë, për shkak të rreziqeve që lidhen me zhvillimet e fundit rajonale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *