Situata në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet, ndërsa përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban po intensifikohen paralelisht me tensionet në rritje me Iranin.

Sipas autoriteteve libaneze të shëndetësisë, sulmet ajrore izraelite në Bejrut dhe në zonat jugore të Libanit kanë shkaktuar të paktën 31 viktima dhe 149 të plagosur. Ndërkohë, ushtria izraelite ka paralajmëruar se operacionet mund të zgjasin edhe për disa ditë, duke kërkuar nivel të lartë gatishmërie nga forcat ushtarake.

Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, theksoi se situata mbetet e tensionuar dhe se përballja mund të zgjatet.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trumpdeklaroi se operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit pritet të zgjasin rreth katër javë ose më pak.

Edhe Izraeli ka qenë objekt sulmesh, pasi një raketë iraniane goditi një ndërtesë banimi, duke shkaktuar nëntë viktima.

Ndërkohë, tensionet janë shtrirë edhe në rajonin e Gjirit Persik, ku janë raportuar shpërthime në disa zona të Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, ndërsa Teherani vazhdon kundërpërgjigjet ndaj vendeve që i konsideron armiqësore.

Në të njëjtën kohë, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë deklaruar se janë të gatshme të ndërmarrin masa mbrojtëse nëse situata përshkallëzohet më tej.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *