Busti i ish-kryeministrit të Greqisë, Konstandinos Mitsotakis u përurua sot në Derviçan të Dropullit në një ceremoni ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Mitsotakis, babai i kryeministrit aktual të Greqisë, Kiriakos Mitsotakis ishte i pari drejtues i lartë grek që vizitoi këtë zonë dhe busti i tij do të qëndrojë në shëtitoren e Derviçanit.

Në fjalën e tij, Edi Rama e cilësoi vendosjen e këtij busti si hap konkret në afrimin mes dy popujve.

“Busti i tij do të qëndrojë si shembëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarëdoqoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikës.”- tha Rama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *