Rindërtimi i bazës ajrore nisi në vitin 2022 ndërsa ajo do të shërbejë për nevoojat operacionale të Aleancës më të madhe ushtarake në botë. 

Në përurim do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore dhe përfaqësues të NATO-s. 

Është parashikuar dhe ilustrimi i disa manovrave me avionë luftarakë. 

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga montimi i 3 dronëve “Bayraktar” të montuar në këtë bazë. Dronët janë blerë në Turqi. 

Baza e Kuçovës u ndërtua me punë vullnetare në vitin 1952 për nevojat e Traktatit të Varshavës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *