Kroacia kaloi në çerekfinale pas goditjes së penalltive ndaj Japonisë. Koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën në barazim 1-1.
Maeda kaloi japonezët në epërsi në fundin e pjesës së parë, por Perisiç barazoi në fillimin e së dytës për kroatët. Përballja në vijim ishte e ekuilibruar me të dy skuadrat që më shumë mendonin të mos pësonin.
Në llotarinë e penalltive, kroatët i falen përvojës së tyre duke shënuar tre herë dhe një super Livakoviçi që arrin të presë tre penallti të japonezëve.
Tashmë Kroacia pret sfidën mes Brazilit dhe Koresë së Jugut për të mësuar kundërshtarin në çerekfinale.