Gabriel Alibeaj kishte dalë në një lokal me shokët dhe ndërsa kthehej në shtëpi pësoi një aksident me triçikël ku mori plagë të rënda në kokë.
Ngjarja ndodhi në Villafranca në Lunigiana të Italisë. Ai u dërgua në spital me helikopter por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
Lajmin e konfirmoi babai i tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Alibeaj ëndërronte të bëhej futbollist profesionist, ndërkohë që ishte pjesë e klubit Lunigiana Pontremolese 1919.
“Gabri ne jemi krenarë për ty.” – shkroi klubi në faqen e tij zyrtare.