Mesfushori i Fiorentinës ra në tokë në mesin e pjesës së parë të sfidës Fiorentina-Inter pas një arresti kardiak.
Ndeshja u ndërpre ndërsa Bove u dërgua me urgjencë drejt spitalit në Firence.
Klubi vjollcë njoftoi sot se Bove ka dalë nga intubimi dhe rreziku për jetën konsidderohet i tejkaluar nga ana e mjekëve.
Trajneri Rafaele Paladino ishte ndër vizitorët e parë të mesfushorit në spital pasi ky i fundit u përmend.
Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit pritet të riluhet për minutat e mbetura në një datë të dytë.