Më në fund, Mithat Frashëri e nxori atë që deshi të thoshte: – Partinë e themeloi Dushani dhe Milladini. Por Partia Komuniste ekzistonte. E dimë: Fundoja, Halim Xheloja e të tjerë e kanë formuar Partinë në Paris me sektorin ballkanik të Kominternit. Tani Miladini dhe Dushani na krijuan një degë të Partisë Jugosllave. 

Dua të pyes: Partia juaj e përfshin Kosovën? Nëse e përfshin Kosovën, eja të bisedojmë nesër. Nëse kjo parti e Milladinit dhe Dushanit Kosovën ia kanë lënë Partisë Komuniste Jugosllave …

– Këtë unë nuk e di! Unë nuk njoh as Milladin e as Dushan – i thashë.

– Pyet, – më tha ai. – Nëse Kosovën e përfshin Partia Jugosllave, mos më eja më të vazhdojmë bisedimet, se Kosovën e shitët.”

Petro Marko, shkëputur nga libri me kujtime “Intervistë me vetveten”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *