Qysh në fillim duhej vlerësuar nënshtrimi i Partisë komuniste si vasale të sërbëve.

Cili e kundërshtoi këtë, përveq ballistëve, që trumbetuan: “Këta komunistë u bënë skllevër të jugosllavëve”!

Prandaj dhe shumica e tyre, që u bënë kundër nesh, kishin të drejtë të na quanin vasal të sërbëve, se e lamë Kosovën nën shtypjen e tyre dhe gjithë Shqipërinë nën kontrollin e tyre. 

Më kujtohet  bisedat që bëmë në dhjetor të vitit 1941, në shtëpinë e Turkeshit, kur ne shkuam të mirreshim vesh me patriotët e Ballit për të bashkëpunuar me ta kundër okupatorit… dhe

ata më thanë: Nëse Kosovën nuk e përfshin partia juaj, atëherë Kosovën e shitët, prandaj me ju nuk shtrohemi në bisedë.

Shumë patriotë, shumë intelektual u dëshpëruan për shitjen e Kosovës, prandaj edhe nuk e deshën Partinë komuniste Shqiptare.  

Midis tyre kishte patriot të ndershëm: kam pasur miq midis tyre.

Hysni Lepenica ishte shqiptar patriot e trim.

Unë nuk mund të bëhem avokat i qëndrimit të Ballit Kombëtar gjatë luftës, por duhet nisur nga arsyeja kryesore: Kush u bë shkak i përçarjes së popullit tonë?

Historia do të bëhet gjykatësi i drejtë i përçarjes së popullit shqiptarë dhe i shkëputjes së Kosovës.

Petro Marko, “Intervistë me vetveten”, faqe 548-549

By Editor