Spanja dhe Gjermania e mbyllën në barazim 1-1 në një sfidë të ekuilibruar. Iberikët kaluan në avantazh kur Alba dha një pasim të saktë për Moratën që finalizoi duke mposhtur Nojer. Gjermanët nuk dorëzohen dhe futja në fushë e Sane i jep tjetër ritëm fazës sulmuese. Ishte pikërisht Sane i cili nis një aksion ku Muziala shërben për Fulkrug që me një goditje tê fortë brenda zonës mposht portierin Simon.

Kjo pikë mban në lojë Gjermaninë e Hansi Flik e cila nuk ka opsion tjetër përveç fitores në sfidën e fundit ndaj Kosta Rikës, e cila i mohoi festën e kualifikimit Japonisë.

Spanja e Luis Enrikes luan ndaj Japonisë në përballjen e fundit dhe synimi mbetet vendi i parë në grupin F, i cili rezultoi shumë më i komplikuar nga sa parashikohej.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *