Pika më e fortë e Karlo Ançelotit është cilësuar gjithnjë aftësia e tij për të mbajtur grupin e bashkuar. Mirëpo, gjërat duket se kanë ndryshuar këtë sezon, ku Reali i Madridit po shfaq ulje-ngritje të mëdha.
“Relevo” raporton se një pjesë e lojtarëve kanë dalë kundër trajnerit italian.
Ata pretendojnë se Karlo Ançeloti po kryen diferencime brenda grupit, duke mos e ndarë përgjegjësinë në mënyrë të drejtë.

Lojtarët e pakënaqur shprehin mospajtim për trajtimin e ashpër ndaj tyre, ndryshe nga trajtimi i butë ndaj të tjerëve, të cilët janë po aq përgjegjës për rezultatet jo të mira.
Media afër klubit madrilen raportojnë se ky mund të jetë viti i fundit për Ançelotin në drejtimin e klubit mbretëror.
Prej kohësh qarkullojnë zëra se Karlo Ançeloti mund të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit pas largimit nga Reali i Madridit.