Milani mori një fitore minimale 1-0 në sfidën e parë për 1/16-tat e championsit ndaj Totenhemit.

Golin e fitores e shënoi Brahim Diaz në fillimin e ndeshjes. Milan shpërdoroi dhe raste të tjera me De Kateler dhe Tiago. Totenhemi nuk pati qartësinë e duhur në manovrën sulmuese dhe lojën e përqëndroi kryesisht në topa të gjatë, por pa arritur të rrezikojë seriozisht portën e Milanit.

Tekniku i kuqezinjve, Stefano Pioli tha pas ndeshjes se kjo fitore është vetëm hapi i parë, ndërkohë që mbetet një tjetër përballje e vështirë për t’u luajtur në Londër.

“Ky ishte vetëm hapi i parë, i dyti do të jetë më i vështirë, por kjo paraqitje na jep më shumë besim. Kemi kaluar një muaj të vështirë, por jam i bindur se drejtoj një grup të veçantë”- u shpreh Pioli.

Antonio Konte nga ana tjetër shprehet optimist për ndeshjen e kthimit në Londër duke theksuar se asgjë nuk ka përfunduar .

“Ishte një sfidë me shumë intensitet, e ekuilibruar dhe mes të barabartësh. Bëmë një gabim në golin e pësuar pas vetëm 5 minutash, në atë rast mund dhe duhet të bënim diçka më shumë. Gjithsesi, ky ishte vetëm raundi i parë, i bëj komplimente Milanit, tani nisen me një avantazh, por asgjë nuk ka përfunduar.”- tha Konte.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *