Ministri gjerman i Mbrojtjes deklaroi nga Beogradi se vendi i tij do të ndihmojë ushtarakisht Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi beson se ndikimi i Rusisë në Serbi është i dukshëm.

“Sa është ndikimi i Rusisë në Serbi, do të jap përgjigje në këtë pyetje. Perceptimi ynë është se ka mjaft ndikim në shumë kanale. Serbia duhet të gjejë mënyrën e saj për t’u përballur me këtë dhe Serbia duhet të marrë përgjegjësinë dhe rolin e saj në rajon se si do të komunikojë për të gjitha vështirësitë me të gjitha gjërat, të cilat perceptohen si ndonjë provokim. Por nuk ka rrugë drejt BE-së përmes konflikteve në rajon dhe kjo duhet komunikuar qartë.”-  tha Pistorius.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *