Vogëlushja 1 vjeç e gjysmë e cila piu gabimisht metadon në Delvinë ka ndërruar jetë në Tiranë, ku u soll për mjekim të specializuar.
Vogëlushja përdori metadonin e dajës së saj i cili e përdorte për të ulur varësinë ndaj lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi në Delvinë, ndërkohë që e mitura ishte vajza e një shtetasi Italian me nënë nga Delvina.