Zv.kryeministrja Belinda Balluku, sipas kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, ka dhënë dorëheqjen disa herë.

Gjatë intervistës në rubrikën Kjo Javë në News24, Ndreu theksoi se një nga çështjet kryesore ka të bëjë me mënyrën e zbatimit të masave të sigurisë, duke sugjeruar se arresti mund të përdoret si një mjet presioni për të krijuar tensione brenda qeverisë.

Ai ngriti gjithashtu pyetjen se çfarë do të ndodhë në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që Balluku duhet të vazhdojë detyrën e saj.

“Kush tha që Balluku nuk do të japë dorëheqjen? Duhet durim. Edhe mund ta japë. Unë kam informacione që ajo e ka kërkuar disa herë dorëheqjen,” deklaroi Ndreu.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *