Ish-presidenti i SHBA-ve u qëllua me armë gjatë një tubimi elekotral në Pensilvani ndërsa atentatori 20-vjeçar u vra nga policia. Nga të shtënat e atentatorit gjeti vdekjen dhe një pjesëmarrës në tubim.
Familjarët dhe stafi elektorai I Donald Tramp konfirmuan se gjendja e tij është e mirë ndërsa pamjet filmike treguan se një nga plumbat e qëlluar drejt tij i preku veshin e djathtë.
Prokurori i qarkut Butler, Riçard Goldinger tha pas ngjarjes se hetimet janë fokusuar në pistën e tentativës për vrasje.
Atentatin ndaj Donald Tramp e dënoi dhe presidenti Xho Baiden. Ai e ndërpreu fushatën e tij duke u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.