Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një efektiv policie ka plagosur një qytetar për arsye ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit “Kika 2”, në zonën e njohur si Komuna e Parisit.
I plagosuri, i identifikuar si Lorenc Kosta, 45 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. Pas ngjarjes, Kosta është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Sipas burimeve policore, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, megjithatë ende nuk ka informacione të sakta mbi shkaqet që çuan në këtë incident të rëndë.