Sulmuesi brazilian i Mançester Junajtid, Antoni po hetohet për dhunën ndaj të dashurës së tij. Ai akuzohet se keqtrajtoi partneren dhe e la shtatzënë pa dëshirën e saj.
Ky zhvillim ka sjellë dhe përjashtimin e tij të menjëhershëm nga kombëtarja e Brazilit deri në zbardhjen e së vërtetës.
“Në dritën e fakteve që dolën të hënën në lidhje me lojtarin e Mançester Junajtid, Antoni, të cilat do të hetohen, dhe për të mbrojtur viktimën e supozuar, lojtarin, kombëtaren braziliane dhe Federatën, organizata informon se lojtari është përjashtuar nga kombëtarja braziliane.” – shkruhet në komunikatën e Federatës Braziliane të Futbollit.