Ernest Muçi është pa diskutim lojtari më i mirë i këtij fillimsezoni në kamionatin polak. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar 7 gola me Legian e Varshavës dhe paraqitjet e tij kanë shtuar interesimin e shumë klubeve për të.
“Panorama Sport”, referuar një burimi të saj konfirmon se Muçi është shumë pranë kalimit te skuadra franceze e Monakos.
Kryesuesit aktualë të ligës franceze janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro për 22-vjeçarin.
Pjesë e marrëveshjes është dhe Jorge Mendes, menaxheri i shumë yjeve të futbollit, përfshirë dhe Kristiano Ronaldon.
Nga transferimi i Muçit do të përfitonte dhe Tirana që zotëron ende 10% të kartonit të sulmuesit që spikati pikërisht te kryeqytetasit para se të transferohej te Legia e Varshavës.