Brajan Gruda është një nga protagonistët e Mainzit në Bundesligën gjermane. 

19-vjeçari me origjinë nga Shkodra po shkëlqen me paraqitjet e tij dhe një e tillë ishte dhe sfida ndaj Bajernit të Mynihut. 

Talenti shqiptar mori dhe vlerësimet e Tomas Mylerit që pozoi me fanelën e tij pas sfidës duke e lavdëruar për kualitetin e shfaqur në fushë.

Gruda është pjesë e U-21 të Gjermanisë, por burime nga FSHF-ja konfirmojnë se Silvinjo po bën çdo përpjekje që ai të vishet kuqezi.

Tekniku brazilian ka kontaktuar me lojtarin dhe prindërit e tij, ndërkohë që gjithçka mbetet e hapur pasi talenti shqiptar ende nuk ka marrë një vendim se cilën kombëtare do të përfaqësojë në të ardhmen.

Në tetë ndeshjet me Mainzin në Bundesligë, Gruda ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist, ndërkohë që mund të luajë si mesfushor i avancuar në krahun e majtë dhe si sulmues i dytë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *