Ksabi Alonso e mori drejtimin e Bajer Leverkusenit në tetorin e vitit të kaluar kur ekipi renditej i parafundit në renditje, ndërsa sot “Aspirinat” renditen të gjashtët në kampionat dhe janë pjesë e katër më të mirave në Europa Ligë.
Kjo rritje e Leverkusenit i dedikohet pa diskutim punës së teknikut Alonso, i cili ka rikthyer në nivele elitare një ekip me traditë në futbollin gjerman.
Puna e teknikut spanjoll e ka vendosur atë në krye të listës së Totenhemit i cili po kërkon një trajner për sezonin e ardhshëm pas thyerjes mes klubit londinez dhe teknikut Italian Antonio Konte.
Mediat britanike raportojnë se Ksabi Alonso ka parakaluar Julian Nagelsmanin në listën e dëshirave të “Gjelave” të Londrës.
Klubi i drejtuar nga presidenti Levi po bën gjithçka për të nisur një projekt të ri me Ksabi Alonson në pankinë.