Nga Robert Elsie

Po të jetoja në Shqipëri do të çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane. Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua. Marrëdhëniet midis njerëzve janë të egra.

E di që është vetëm një fasadë dhe se brenda e kanë shpirtin e mirë, por ka egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni, ndërsa unë këtu jam si një lepur, nuk di të mbrohem.

Unë vij me shumë kënaqësi te ju, por nuk besoj se mund ta përballoj të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion në jetën e përditshme. 

Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë të përplasem në pengesa të kota, vetëm për të arritur diçka që në një vend tjetër e arrij pa asnjë kokëçarje dhe, ndërkohë, mund të shijoj sigurinë e të gëzuarit i qetë, jetën time.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *