Nga Arbër Zaimi
Që Shqipëria e Kosova do të bashkohen kjo është pak e por e sigurt. Po të mbizotërojë në politikën tonë largpamësia, do të bashkohen siç e do e mira. Po të mbizotërojë dritëshkurtësia, do të bashkohen nga zori.
Bashkimi madje nuk do të vonojë shumë, sepse Serbia po armatoset e nëpër botë po fuqizohen forca të ekstremit të djathtë.
Për një gjë më vjen disi inat. Që ata të cilët kanë punuar e punojnë kundër atij bashkimi për interes të xhepit të vet e si servilë ndaj stanishiqëve, mafiozëve vendore apo byrokratëve ndërkombëtare, kur bashkimi të ndodhë do të gjenden sërish në poste të larta publike apo private, do drejtojnë media e do shesin moral e patriotizëm.
Sepse këta jemi ne, na vjen keq t’ua tregojmë vendin…!