Ernest KOLIQI (1956)

MJESHTRIT TË LARTË TË SHQIPES

Nji tharm, lum Karli, shqipja e kà n’vetveti

qi vjen tu’ e dej’ njerín:

si lulja e shkumes bardh mbi vala deti 

ká n’maje t’saj krenín, 

ndoshta pse dromsa fjal’sh perandorake përmban në palc të lashtë 

a pse jehonën ruen t’klithmes zêmrake, 

qi bota mbar’ pat drashtë,

t’IIirve perç-përhjedhun ndër sulmime, t’ushtríve të Kastrjotit,

t’Malsorve kur ngarendshin ndër kushtrime lidhun me bes’ të Zotit.

Sot i u thye hovi e atjé mbi kreshta malit, 

ku djé kumboi lahuta,

tingllojne, urrejshem shprehje e jone Uralit, msa shqipet struken n’skuta.

Poetënt t’onë u vranë e mbi murâna 

s’kndon zog as nuk bîjn lulet:

Shqipnija heshtet n’kob e zverdhtas hâna 

mbi tê si n’vorrezë ulet.

Ti, Karl, qi shqipes krejt nji jetë i a trove, 

dhe vjerrshatar’t arbnorë,

me fjal’ vizlluese e shprehje t’plléshme e hove

i pajise perorë,

punën vijò: me tjera xhevahire 

shkrimesh gjuhën stolise: 

zâne t’reja dhuroi dhe t’motshmet hiret

t’Arbreshve ruejt’ ndër vise.

Shqiptari atdhé edhe plâng e fis e jetë 

veç gjuhën sot po kà: 

mbi faqe t’dheut, jo, tjetër s’i kà mbetë 

veç shqipja e syt me kjá.

Por n’diejshim ndër krajata na dhe vajin 

m’e derdh’ n’nji shqipe t’dlirë, 

kur Perendija do t’na fali majin 

lulzues t’nji stine s’lirë,

kulluet kânga fatlume n’qiella t’larta

me at gjtth’ prej Teje zgjedhun

tash jehon, dh’emni i Yt shkrue n’germa t’arta

ka n’t’ardhme t’larg’t me bredhun.

Përgatiti: Agim Morina

By Editor