Periudha e errët për Pol Pogba nuk po ka të sosur. Transferimi i bujshëm i Juventusit kësaj vere ende nuk ka zbritur në fushë për bardhezinjtë për shkak të një dëmtimi që do e mbajë mesfushorin jashtë botërorit të Katarit. Një humbje e madhe kjo për kampionët në fuqi të botës duke kujtuar rolin përcaktues që Pogba pati në botërorin e 2018-ës. Mesfushori vuan nga një dëmtim i gjatë dhe ende nuk është përcaktuar koha e saktë e rikthimit të tij.
Krahas problemit me dëmtimin e gjatë, Pogba është përballur dhe me telashe familjare pasi i vëllai i tij u bë protagonist duke e akuzuar publkisht kampionin e botës se kishte shpenzuar shuma të mëdha parash për të paguar magjistarë me qëllim dëmtimin e shokut të tij të kombëtares, Kilian Mbape.