Policia ka arritur të identifikojë dhe më pas të prangosë nënën që braktisi foshnjen e sapolindur në Yzberisht të Tiranës. 

Në pranga përfundoi Eglantina Isufi 30 vjeçe.

Në dëshminë e saj para grupit hetimor ajo deklaroi se e ka fshehur shtatëzaninë e ndikuar nga paragjykimet pasi nuk ishte e martuar.

Isufi ka rrërfyer se e ka lindur e vetme fëmijën në bodrumin e një pallati dhe më pas është kthyer në banesën e saj duke e lënë foshnjën në mëshirë të fatit.

Ajo e ka mohuar fillimisht se ishte nëna e foshnjes, por grupi hetimor e ka provuar këtë fakt me anë të përgjimit telefonik, ndërkohë që Isufi nuk ka treguar se kush është i ati i foshnjes.

Ajo është dërguar fillimisht në spital për kontrolle mjekësore, ndërsa akuzohet për braktisje të fëmijës dhe do të mbahet në paraburgim deri në fillimin e procesit të rregullt gjyqësor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *