Një turiste gjermane theu këmbën dhe dorën teksa ecte në një shteg malor në zonën e quajtur “Kodër Kunjë” në Shosh të Shkodrës.
Ajo shoqërohej nga një tjetër turist në këtë shtegtim, por turistja e dëmtuar e kishte të pamundur të lëvizte.
Një banor i zonës i lokalizoi duke njoftuar policinë.
Efektivët blu bashkë me disa banorë të zonës u erdhën në ndihmë duke u dhënë fillimisht ndihmën e parë e më pas duke i transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Turistët falenderuan policinë dhe banorët për ndihmën e dhënë.