Nemanja Vllaskoviç u prangos nga Policia e Kosovës si i dyshuar për drejtimin e sulmeve ndaj gazetarëve në Leposaviq në datën 29 maj. Prangosjen e tij e konfirmoi dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla duke theksuar se autoritetet ligjjzbatuese nuk do të tolerojnë asnjë sulm ndaj përfaqësuesve të medias.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo.com në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.  

Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.“ – shkroi Sveçla në fejsbuk.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *