Policia e Shkodrës njoftoi sot çmontimin e 20 kamerave në tre lagje të qytetit të cilat ishin vendosur nga grupet kriminale. Këto kamera përdoreshin për qëllime aktivitetesh kriminale dhe për monitorimin e lëvizjeve të policisë.
Kamerat u çmontuan në lagjet “10 Korriku”, “Dobraç” dhe “Daniel Matlia”. Në total, Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Fijet” ka çmontuar gjithsej 70 kamera të vendosura në zona të ndryshme të qytetit.
Operacioni në fjalë është shtrirë në disa nga qytetet e vendit, ku vetëm në Tiranë janë çmontuar 190 kamera të vendosura nga grupet kriminale.