Prokuroria e Shkodrës e dha miratimin që Arrazi të marrë pjesë në varrimin e fëmijëvë të tij 3 dhe 8 vjeç, mirëpo Policia e Shkodrës nuk e ka marrë përsipër shoqërimin e tij.
Efektivët blu u përgjigjën se nuk do të marrin masa sigurie për 31-vjeçarin, ndërkohë që prokuroria pret një përgjigje përfundimtare nga Policia e Burgjeve nëse kjo e fundit do të marrë përsipër shoqërimin e Arrazit në ceremoninë mortore e cila do të zhvillohet në Shkodër.