Policia e Kosovës njoftoi se ka ndaluar 7 të rinjë në Prishtinë të cilët dyshohet se përdhunuan në grup një të mitur 15-vjeçare.

Bëhet me dije se djemtë fillimisht e kanë çuar të miturën në një hotel ky dyshohet se e kanë përdhunuar, ndërkohë që pas daljes nga hoteli e kanë futur 15-vjeçaren në bagazhin e makinës. Makina është ndaluar në një kontroll policor rutinë gjatë të cilit efektivët kanë zbuluar praninë e të miturës në bagazhin e mjetit.

Gjatë marrjes në pyetje, 15-vjeçarja ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale vetëm me njërin nga djemtë, por policia ka dyshime të forta se vajza është përdhunuar në grup dhe po kryen veprime të mëtejshme hetimore me synim zbardhjen e rastit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *