Forca të shumta policore rrethuan godinën e “News 24” në orët e mëngjesit të sotëm, duke ndërprerë edhe sinjalin e transmetimit.

Gazetarët dhe punonjësit nuk u lejuan të hynin në ambientet e punës, ndërsa kërkohet lirimi i hapësirave që aktualisht përdoren nga ky televizion në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në zonën e Shkozës.

Autoritetet kërkojnë lirimin e ambienteve ku media në fjalë është qiramarrëse, pasi aty pritet të vendosen pajisjet dhe logjistika e kompanisë shtetërore KAYO, e krijuar një vit më parë për prodhimin dhe shitjen e armëve.

Më 12 mars 2025, qeveria miratoi një vendim që ia kalon pronësinë e ish-Uzinës së Autotraktorëve kompanisë KAYO. “News 24” është qiramarrës afatgjatë në këtë objekt.

Shoqata vendase dhe organizata të huaja për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së medias e kanë cilësuar aksionin e policisë si brutal dhe të denjë për shtete me regjime diktatoriale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *