Forcat e Policisë së Shtetit janë rikthyer sërish sot në kampion e opozitës iraniane të MEK-ut në Manzë.
Forcat e FNSH-së janë vendosur në hyrje të kampit Ashraf, ndërkohë që kanë ushtruar sërish kontrolle në ambientet e brendshme të kampit.
Një javë më parë, gjatë kontrollit policor pati tensione mes pjesëtarëve të opozitës iranane dhe efektivëve të poicisë, madje u raportua dhe për një humbje jete.
SPAK-u ka nisur një hetim rreth dyshimeve se MEK-u ka kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve të Iranit. Në kontrollet e ushtruara janë sekuestruar kompjutera dhe mjete të tjera që dyshohet të jenë përdorur për sulme kibernetike.