Nga Arilda Lleshi

Pasi bashkuan votat në shkurt të këtij viti për të amnistuar subjektet e institucioneve të reja të drejtësisë, PS-PD-PL po bëhen sërish bashkë në fund të këtij viti për një goditje tjetër ndaj drejtësisë së re. Partia e ‘Lirisë’ ka thirrur protestë para SPAK me 6 dhjetor. Me 27 nëntor, Berishës ju hoq masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që Rama tha nga Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion se ky komision do jetë i përhershëm, sepse është i nevojshëm për anëtarësimin në BE. 

Komisioni është kritikuar si një vegël për të kontrolluar dhe bllokuar punën e SPAK. Ambasada Amerikane më parë ka njoftuar se do ketë përfaqësinë e saj që do ‘angazhohet’ me këtë komision, një lëvizje e qartë kjo për të mbrojtur institucionet e drejtësisë, për të cilat është investuar për t’i ngritur. 

SPAK, me gjithë ndërhyrjet nga brenda e vonesat, mbron interesat e popullit shqiptar. Nën udhëheqjen e Altin Dumanit, për dy vite, SPAK ka bërë atë çfarë nuk e ka bërë ndonjë institucion në gjithë këto dekada. Është institucioni me besimin më të lartë nga qytetarët. Ne duhet ta mbrojmë drejtësinë e re nga politika e vjetër.

By Editor