Polonia planifikon të dërgojë 10 mijë trupa në kufirin e këtij shteti me Bjellorusinë, tha ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.
“Rreth 10 mijë ushtarë do të jenë në kufi, nga të cilët 4000 do të mbështesin drejtpërdrejt Rojet Kufitare dhe 6000 do të jenë rezervë.”- u shpreh ministri në një intervistë për radion publike.
Shtimi i pranisë ushtarake në kufi me Bjellorusinë vjen pas raportimeve se paramilitarët e Vagner-it po kryejnë stërvitje në një qytet shumë afër kufirit polak.