Memorialet e Ushtrisë së Kuqe nuk do të kenë më vend brenda territorit të Polonisë. Këtë lajm e bëri të ditur, Karol Navrocki, drejtues i Institutit të Kujtesës Kombëtare. Sipas tij, këto memoriale duhet të ishin hequr me kohë nga Polonia pasi ato cënojnë vetëdijen kombëtare të popullit polak dhe fakteve që përligjin praninë e tyre brënda territorit të vendit u mungon konteksti dhe qartësia e duhur historike. “Këto memoriale duhet të ishin hequr prej shumë kohësh pasi ato përmbysin vetëdijen tonë kombëtare dhe lidhen me fakte të cilave u mungon konteksti historik. Ne jemi të vendosur që memorialet që përkujtojnë sistemin komunist të zhduken nga Polonia .” –tha Navrocki.