Dy gola të Piotr Zielinskit dhe Robert Levandovskit i dhanë Polonisë tre pikët në sfidën ndaj Arabisë Saudite. Sauditët nuk arritën të shfrytëzojnë shanset e tyre, ndërsa polakët u treguan pragmatistë duke shënuar nga një gol për secilën pjesë.
Polonia kryeson grupin C me katër pikë, ndjekur nga Arabia Saudite me tre pikë. Përcaktuese për fatet e këtij grupi do të jetë përballja e sotshme Argjentinë-Meksikë.