Pas fitores së Çelsit ndaj Barcelonës në “Stamford Bridge” me rezultat 3-0, portieri i ekipit londinez, Robert Sançez, nuk i kursye komentet ironike për kundërshtarin Lamine Jamal.
Në një intervistë pas ndeshjes, Sançez u shpreh me humor të drejtpërdrejtë: “Kukureja e mbështolli rreth gishtit të vogël dhe e futi në xhep. Të gjithë janë të mirë derisa të arrijnë në Premier Ligë. Barça favorite për Championsin? Jo, ne jemi favoritë, jo ata.”
Fitorja e mbrëmshme ishte e qartë për Çelsin, me tre gola të shënuar dhe tre të tjerë të anuluar, duke dëshmuar superioritetin e ekipit londinez në këtë përballje europiane.

