Sllovenia zhvilloi 120 minuta epike ndaj Portugalisë duke mbajtur portën e paprekur dhe duke u mbrojtur me shumë disiplinë taktike.
Në fundin e shtesës së parë, Portugalia fiton një penallti pas një faulli në zonë ndaj Diogo Zhotës.
Nga pika e bardhë gabon Ronaldo i cili ndalet nga Oblak.
Pak minuta më vonë Sheshko gabon i vetëm përballë portierit portugez duke shpërdoruar golin e kualifikimit.
Nga pika e bardhë e penalltisë portugezët shënojnë tre herë me Ronaldo, Bruno Fernandez dhe Bernardo Silva ndërsa Diogo Kosta pret tre penallti të sllovenëve.
Në çerekfinale Portugalia përballet me Francën.